RCCOLA

Haradinaj: “Nuk i kemi kry punët e shpisë”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Në 13 vjetorin e themelimit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK), kryetari i kësaj partie Ramush Haradinaj, ka thënë se gjatë gjithë këtyre viteve njerëzit e Aleancës mbajtën gjallë frymën e dhe vizionin e kësaj partie për një Kosovë të lirë, të pavarur, të zhvilluar dhe demokratike.

Me këtë rast Haradinaj ka thënë se kjo rrugë nuk ishte e lehtë për ta por ishte besimi në këtë vizion që bëri të tejkalohen të gjitha ato sfida që ka përjetuar kjo parti deri më sot.

“Aleanca në një mënyrë e gjen forcën te njerëzit dhe te vendi, kështu do të vazhdojmë edhe më tutje. Kemi një gjendje në vend, e cila nuk përshkruhet si e mirë, por po ashtu ne kemi kry punët e shpisë. Ne kemi ba shumë korrigjime të brendshme e kemi trajtu veten që me u afatësua që me u përball pikërisht me punë te shpisë, me temat që na presin në vend, pra nuk e shfrytëzojmë këtë ditë me u lavdu e shfrytëzojmë vetëm me iu than që edhe më tutje po përballemi me punët e shpisë, kështu që me iu dhan Kosovës një aleancë të fortë të cilën besoj që Kosova ka nevojë e të cilën ne nuk ndalemi me ndërtua më tutje”, ka thënë Haradinaj.

UBT

Ai ka shtuar se Kosova nuk ka arrit këtu vetëm, por së bashku me miqtë ndërkombëtarë.

Sipas tij, AAK-ja do të vazhdojë me këtë bashkëpunim edhe në të ardhmen, për siç tha ai, për një Kosovë evropiane.

AAK-ja sonte në “Sheshin 21” ka shënuar duke festuar 13 vjetorin e themelimit të kësaj partie. /Telegrafi/