GRANDEMALL

Haradinaj nuk i frikësohet Gjykatës Speciale

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë një intervistë ekskluzive për Televizionin kombëtar kroat (HRT), ku ka folur për zhvillimet e fundit në Kosovë. Ai ka folur për vizitën e Vuçiqit në Kosovë, vrasjen e Ivanoviqit, Gjykatën Speciale dhe mundësinë e ngritjes së ndonjë aktauze edhe ndaj tij në këtë gjykatë.

Duke komentuar vizitën e djeshme të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Kosovë, Haradinaj tha se beson që retorika mes Kosovës dhe Serbisë është e moderuar.

Ai tha se vrasja e politikanit serb Oliver Ivanoviq është ngjarje e tmerrshme, një tragjedi, duke shtuar se, janë të interesuar për të zbardhur rastin dhe për të gjetur të vërtetën.

“Mund të ketë motive të ndryshme, politike dhe kriminale, por jo etnike”, tha Haradinaj.

I pyetur për gjendjen e sigurisë në Kosovën e veriut, kryeministri Haradinaj tha se Kosova është stabile.

“Kushtetuta e Kosovës dhe rregulloret e Kosovës zbatohen edhe në veri. Ekzistojnë gjykatat dhe policia”, tha Haradinaj.

FIDANISHTJA

Ai tha se vrasja e Ivanoviqit është akt terrorist që nuk do të ketë pasoja mbi procesin e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.

“Është një rast i izoluar, një ngjarje tragjike dhe e papranueshme. Kosova ka demonstruar kapacitetin e saj për hetimin dhe sigurinë në përgjithësi. Në të njëjtën kohë, qëndrimi i Kosovës nuk është të vazhdojë me dialogun ekzistues, por të kalojë në fazën e tij përfundimtare, që Republika e Serbisë të njohë pavarësinë e Kosovës. Ne nuk duam të kthehemi prapa. Kosova është nderuar për integrimin euroatlantik, për Evropën dhe NATO-n, dhe në të njëjtën kohë nxit miqësinë me Amerikën që dallon dhe në mënyrë specifike”, tha Haradinaj.

Po ashtu, Haradinaj deklaroi se shqiptarët e Kosovës janë provuar me gjykime dhe dënime në periudha të ndryshme. Shefi i ekzekutivit kosovar përmendi kohën kur, sipas tij, “gjysmë milion kosovarë kanë qenë nënpër burgje të Jugosllavisë”.

“Shqiptarët nuk e kanë së pari herë këtë [Gjykatën Speciale, v.j]. Në Jugosllavi kemi qenë një gjysmë milioni nëpër burgje. UNMIK-u ka ardhur më pas, dhe por ashtu na ka shti burgjeve. Edhe EULEX-i së fundmi. Por, Kosova i kalon këto pengesa, sepse është liria jonë, e drejta jonë dhe lufta jonë. Lufta jonë ka qenë e pastër për liri”, ka deklaruar Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se ka përvojë me gjykime, kur është pyetur nëse ka frikë se mund të ndodhet në listën e të akuzuarve të Gjykatës Speciale.

Ai tha se “nuk e ka dert” shkuarjen në Gjykatën Speciale, nëse ndodhet në listën e të akuzuarve./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.