UBT

Haradinaj nuk i bindet ndihmës-sekretares Nuland

/ 2 minuta lexim
HW

Ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland, e cila të dielën ka qëndruar për një vizitë në Kosovë, është takuar edhe kryetarin e AAK-së Ramush Hardainaj, por nuk ka arritur ta bind këtë të fundit që të ndryshojë mendje për votimin e Gjykatës Speciale.

Këtë e ka konfirmuar kshilltari i kreut të AAK-së, Avni Arifi, i cili ka thënë për “Zëri” se edhe pas takimit me Victoria Nuland, ky subjekt politik nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale.

“Ne e dimë pozicionin e Qeverisë amerikane, e cila në vazhdimësi ka kërkuar që të mbështetet miratimi i Speciales, por AAK nuk do ta mbështes këtë Gjykatë në këtë formë se si është, por vetëm nëse krijohet një Gjykatë vendore”, ka thënë ai.

UBT

Sipas tij, takimi mes Haradinajt dhe Nuland, nuk duhet kuptuar si përpjekje e diplomates amerikane që AAK të ndryshojë qëndrim rreth Speciales.

“Nuk bëhet fjalë për ndryshim të qëndrimit të Aleancës edhe pas takimit të diplomates amerikane, Victoria Nuland”, ka treguar Arifi për “Zëri”, edhe pse e ka konfirmuar se nuk ka qenë pjesë e këtij takimi, por që sipas tij, takimet me diplomatët perëndimor janë në vazhdën e takimeve të përditshme që zhvillon kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. /zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.