Haradinaj: Nuk guxoj ta lë Kosovën në kaos
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka folur sot lidhur me kërkesën që ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese për të sqaruar pozitën e tij pas dorëheqjes nga pozita e kryeministrit raporton “Zeri.info”.
Me këtë rast Haradinaj ka thënë se deri në krijimin e një Qeverie të re, vendi duhet të ketë një kujdestar.
“Kam dhënë dorëheqje kjo nuk ndërron. Mirëpo një Qeveri e re duhet të dal nga zgjedhje, e deri të dal ajo qeveri kush duhet të kujdeset për vendin. Unë nuk guxoj ta lë në kaos vendin”, tha Haradinaj duke shtuar se për këtë arsye ai i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese.
Ndërkohë Haradinaj bëri të ditur se nuk ka marrë ende një ftesë zyrtare nga Presidenti Hashim Thaçi për konsultime para zgjedhjeve të jashtëzakonshme/Zëri
Haradinaj: AAK shkon e vetme në zgjedhje
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj bëri të ditur sot se partia e tij Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të hyjë në zgjedhje të jashtëzakonshme e vetme raporton “Zeri.info”.
“Sa i përket partisë sime, Aleanca shkon e vetme në zgjedhje”, tha ai. Ndërsa sa i përket konsultimeve me partitë e tjera, ai bëri te ditur se nesër (e marte) ka ftuar udhëheqësit e partive të koalicionit për konsultime, por nuk sqaroi specifikisht se çfarë. /Zeri


