ARKATANA

Haradinaj: Nuk e kam paramenduar vetën që do të gjuaj me vezë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se shkaktar i kësaj krize janë njerëzit që marrin vendime të mëdha. Ai ka thënë se tani momenti i Thaçit nuk përkon me parametrat që të jetë president.

“Thaçi është njëri nga kontribuuesit e kësaj krize. Presidenti të zgjidhet direkt.Ish kanë mirë mos të shkohet rrugës së parlamentit.Nëse Thaçi zgjidhet në sall alternative, ky president nuk do të ketë efekt. Jemi kundër Thaçit president. Ai duhet të zgjidhet prej qytetarëve”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka folur edhe për gjuajtjen e vezëve. Madje ai ka thënë se nuk i kanë pëlqyer këto metoda.

“Nuk e kam paramenduar që unë një ditë do të gjuaj vezë. Nuk më kanë pëlqyer këto metoda por nuk kemi pas mundësi tjera që të kundërshtojmë këto marrëveshje”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj: Zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja zgjidhje

FIDANISHTJA

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se e vetmja zgjidhje në Kosovës është që të shkoj vendi në zgjedhje të parakohshme. Këto komente Haradinaj i bërë gjatë një tryeze në lëvizjen “FOL”, përcjell “zeri.info”.

“Zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja zgjidhje për vend.. Ne do të kundërshtojmë ato marrëveshje dhe për këto do të protestojmë më 17 shkurt dhe nuk do të ketë qetësi pa anulimin e këtyre marrëveshjeve”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se komunikon me presidenten duke thënë se jo çdo herë pajtohet për këto takime.

“Presidentja nuk duhet të vazhdojë me këto takime sepse janë vetëm mashtrime se nuk ka zgjidhje. Takimi i fundit nëse përsëritet unë nuk do të jem i gatshëm që të shkoj përsëri”, tha Haradinaj./Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.