Hidromorava

Haradinaj: Nuk e heqim taksën pa njohje, ajo nuk është kundër Amerikës por kundër Rusisë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ripërsëritur se taksa ndaj Serbisë nuk do të largohet deri në njohjen e Kosovës nga shteti fqinj.

Këto komente Haradinaj i bëri në akademinë përkujtimore dedikuar 575 vjetorit të Lidhjes së Lezhës në Klinë.

Kreu i qeverisë, foli dhe për marrëdhëniet në mes Kosovës dhe SHBA-ve, ku tha se ata që po i përkthejnë vendimet e Qeverisë së Kosovës kundër Amerikës e kanë gabim.

Haradinaj konsideron se taksa nuk është vendosur kundër Amerikës, por kundër Rusisë.

Fundamenti

Kreu i qeverisë shtoi se Serbia dhe Rusia janë duke përdorur të gjitha kapacitet për zhbërjen e shtetit të Kosovës.

Haradinaj foli dhe për mundësitë e ndarjes së Kosovës, ku u shpreh se një gjë e tillë kurrë nuk do të ndodhë.

Ai është shprehur i vendosur se nuk të ketë shkëmbim territoresh dhe se Kosova nuk do të japë asnjë pjesë të territorit të saj.

“Po thuhet së duhet me dhanë diçka për njohje, ose territore, kjo nuk do të ndodhë asnjëherë, pasi shqiptarët boll kanë dhanë territore”, tha ai./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.