UBT

Haradinaj nuk e donte Veselin në takim

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidentja e vendit Atifete Jahjaga në takimin me liderët Mustafa, Thaçi e Haradinaj, kishte ftuar edhe kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin. Mirëpo me insistim të Haradinajt, Veseli nuk kishte shkuar në takim te Presidentja.

Këtë e ka konfirmuar këshilltari i kryetarit të kuvendit Blerim Latifi.

Ai tha për zëri.info se Veseli ka pasur ftesë zyrtare nga presidentja Jahjaga, por që Haradinaj kishte insistuar që ai të mos jetë në këtë takim.

“ Ka pasur ftesë zyrtare nga presidentja, por Ramushi ka tentuar përmes këtij procesi të insistoj që të mos e jetë edhe Veseli në takim. Kryetari Veseli ka marrë vendim që të mos jetë pjesë e tryezës në këtë takim që të jap hapësirë këtij dialogu duke mos shkuar”, ka thënë Latifi.

Mobi Casa

Ndërsa zyrtarë në partinë e Haradinajt thonë se nuk janë në dijeni për diçka të tillë. Anëtari i kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj ka thënë për zëri.info se nuk ka informacione për këtë çështje.

“ Nuk e di për besë, nuk jam në dijeni për diçka të tillë”, ka thënë Nitaj shkurt.

Ndryshe në takimin me presidenten po merr pjesë Kryeministri Isa Mustafa, zëvendësi i tij Hashim Thaçi, përfaqësues të minoriteteve dhe lideri i vetëm i opozitës Ramush Haradinaj./ZËRI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.