ARKATANA

Haradinaj: Nuk duhet të bëjmë hapa prapa, sepse vetëm rrugëtimi përpara e konfirmon përcaktimin tonë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

“Sot vërtetë është ditë feste për popullin e Kosovës, festojmë secili në mënyrën e vetë ashtu sikurse secili e përjeton në mënyrën e vetë këtë ditë. Kjo është ditë e përbashkët për të gjithë ne shqiptarët si shumicë por edhe komunitetet që bashkëjetojnë me ne ndër shekuj, shqiptarët kudo që jemi në trojet tona në Ballkan, njëkohësisht kudo që jemi në botë, pra është dita jonë, ditë gëzimi”.

Kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në fjalën e tij në pritjen shtetërore më rastin e shënimit të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës që u organizua nën patronatin e Kryeministrit Haradinaj.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj para të ftuarve të shumtë, përfaqësues institucionalë, përfaqësues të korit diplomatik, klerikë fetarë, tha se sa herë që vjen kjo ditë ndihet i emocionuar.

FIDANISHTJA

“Më kanë rënë në mend shumë etapa, përpjekje, sfida të jetës sonë, shumë dhimbje por njëkohësisht edhe shumë mësime të nxjerra. Ndër mësimet që më bën shumë përshtypje është se nuk duhet të bëjmë hapa prapa në asnjë mënyrë sepse vetëm rrugëtimi përpara e konfirmon përcaktimin tonë”, tha kryeministri Haradinaj, duke thënë se vendi është në një rajon të ndjeshëm dhe janë të vetëdijshëm për ndjeshmërinë e rajonit .

Po ashtu, Kryeministri Haradinaj theksoi dëshirën e vërtetë të Kosovës për të jetuar në paqe me popujt fqinjë mirëpo siç tha ai paqja duhet të jetë e drejtë, e cila respekton vullnetin e popullit të Kosovës të shprehur më 17 shkurt 2008.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.