FIDANISHTJA

Haradinaj: Nuk dorëzohemi, viti 2020 është shumë vonë për vizat

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se pavarësisht që Komisioneri për Zgjerim dhe Politikë të Jashtme, Johannes Hahn tha se këtë vit s’do të ketë liberalizim vizash, krerët institucionalë kosovarë do të vazhdojnë për të punuar në këtë rrugëtim.

Derisa ka folur për takimin që e pati me Hahn, Haradinaj ka theksuar se i vlerëson kërkesat e Bashkimit Europian për tërheqje të taksës, por kjo s’mund të ndodh pasi Serbia ka bërë lojë me shtetin e Kosovës.

”Sa i përket liberalizimit, takimi i Këshillit të Ministrave, po duket shumë i vështirë – i pamundshëm për tu futur në agjendë. Ata e shpjegojnë në një mënyrë si proces të zakonshëm këtë kalimin në etapa për çështjen e vizave”, tha Haradinaj në Zona B.

”Është vështirë në gjashtëmujorin e parë që hyjmë sepse është Rumania që s’na ka njohur. Ne do ta vazhdojmë punën tonë që të jemi në agjendë, ajo çka është me rëndësi është se edhe Johannes Hahn na falënderoi se e kemi kryer pjesën tonë për liberalizimin”, tha ai.

Mobi Casa

”Ai bëri një lloj shfajësimi kur tha se kur ”ia dhamë Gjeorgjisë dhe Ukrainës vizat zgjati një vjet e gjysmë”. Në pjesën e dytë Johannes Hahn tha me të drejtë se heqja e taksës është e nevojshme dhe e drejtë, e të gjitha këto i çmojmë por shpjegimi im edhe i Qeverisë ishte se ne në këto zgjidhjet një nga një ne kemi pasuar sepse Serbia bëri lojë shahu me ne”.

”Ajo mënyrë e zgjidhjes së kësaj takse është njohja reciproke. Në njëfarë mënyrë shqip i thash që heqja e taksës bëhet me njohjen e Serbisë”.

“Tash, nuk është ndjenjë e mirë kjo situatë nuk ndjehem mirë, mirëpo nuk dëshiroj me u dorëzu. Na e dimë që një sukses i vonuar nuk është sukses më. Ne kemi shumë nevojë për vizat, është diçka shumë elementare, jo për ndonjë shfajësim ose gradë por është shumë me rëndësi për jetën e njerëzve të Kosovës. Viti 2020 është shumë vonë për viza’, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.