Fundamenti

Haradinaj nis ‘pazaret’ për Qeverinë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ramush Haradinaj, i nominuar për kryeministër, gjatë ditës së djeshme ka vizituar familjen e ish-presidentit Ibrahim Rugova, me ç’rast të dyja palët janë dakorduar që deputetja e LDK-së, Teuta Rugova, ta mbështesë kandidaturën e tij për kryeministër, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Koalicioni PDK-AAK-Nisma, i cili nuk arriti t’i sigurojë 61 vota pavarësisht se doli triumfues në zgjedhjet e 11 qershorit, tashmë ka nisur takimet individualisht me deputetë të subjekteve të tjera.

Gjatë ditës së djeshme i nominuari për kryeministër nga PAN-i, Ramush Haradinaj, ka vizituar familjen e ish-presidentit Ibrahim Rugova, me ç’rast të dyja palët janë dakorduar që deputetja e LDK-së, Teuta Rugova, ta mbështesë kandidaturën e Haradinajt, shkruan tutje “Zëri”.

UBT

Një gjë të tillë e ka pohuar tërthorazi vetë Haradinaj, i cili ka thënë se bashkëpunimi me familjen Rugova do të vazhdojë edhe sot, siç kishte vazhduar edhe në kohën e ish-presidentit, nga i cili kishte arritur të bëhej kryeministër.

Nga ana tjetër, Teuta Rugova, pas takimit, tha se vizita e Haradinajt ka qenë krejtësisht miqësore.

Ndërkaq i nominuari i PAN-it gjatë së premtes u bëri thirrje edhe LDK-së, edhe AKR-së që t’i bashkëngjiten kaolicionit fitues, mirëpo të dyja këto parti e refuzuan ftesën e tij./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.