Uji Dea

Haradinaj nga Washingtoni: Kosova është më e fortë kur ka miq në Amerikë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të martën ka arritur në Washington DC, ku ka zhvilluar takime me akterë të ndryshëm politikë, të sigurisë dhe ekonomisë.

Hardinaj, përmes një postimi në Facebook, tha se në këto takime ka shprehur mirënjohje për përkrahjen që vjen nga Amerika, veçanërisht iniciativat për Kosovën në NATO dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.

“Vizitën në Washington DC, e nisa me shumë takime përmbajtësore me akterë të ndryshëm politikë, të sigurisë dhe ekonomisë, miq të shqiptarëve dhe përkrahës të kauzës tonë”, ka shkruar Haradinaj, transmeton Telegrafi.

Ai më tej tha se “në takime shpreha mirënjohjen time dhe të popullit të Kosovës për përkrahjen që vjen nga Amerika, veçanërisht iniciativat për Kosovën në NATO dhe organizatat e tjera ndërkombëtare”.

Fundamenti

“Riafirmova qëndrimin tonë për rolin amerikan në Kosovë e Ballkan, sidomos në fushën e sigurisë dhe atë ekonomike. Në kushtet e agresionit rus në Ukrainë, bashkërendimi me aleatët është më i domosdoshëm se asnjëherë”.

Ai tha se kishte kënaqësinë të takojë ambasadorin John Richmond dhe zonjën e tij Linda, Van Yong nga National Prayer Breakfast, Anne Basham nga “Ascend”, pastorin Andreë Brunson dhe zonjën e tij Norine, Agron Dedivanaj dhe Vilson Sinishtaj nga organizata “Malësia e Madhe” e miq të tjerë.

“Kosova është më e fortë kur ka miq në Amerikë, që asnjëherë nuk e lënë të vetme, në situatat më të cilat ballafaqohet”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.