Fundamenti

Haradinaj nga SHBA: Anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare, hap drejt fuqizimit të subjektivitet ndërkombëtar

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në një intervistë për Newsweek tha se anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare është një tjetër hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar.

Haradinaj theksoi se Kosova do të ketë mundësi të jetë krah SHBA-së dhe vendeve tjera perëndimore, në ofrimin e sigurisë.

Lexoni të plotë postimin e Haradinajt në Facebook:

Mobi Casa

“Në intervistën time për Newsweek, përballë Cristina Manza, ndër tjera, theksova se anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare është një tjetër hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të subjektivitetit tonë ndërkombëtar. Kësisoj, Kosova do të ketë mundësi të jetë krah ShBA-së dhe vendeve tjera perëndimore, në ofrimin e sigurisë.

Pata rastin të flas edhe për zhvillimin ekonomik të vendit, duke përmendur faktin se Kosova ka krijuar Zonën e Veçantë Ekonomike, një tjetër veprim i yni që dëshmon përkushtimin tonë për thellimin e bashkëpunimit bilateral me ShBA-në”. /Telegrafi/