UBT

Haradinaj: Nesër presim rekomandim pozitiv për liberalizim të vizave

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kosova pret nga Komisioni Evropian që të mërkurën të vlerësojë se janë përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave dhe i njëjti të hapë procesin pozitiv për këtë gjë, ka thënë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai i ka bërë këto deklarata një ditë para nisjes së delegacionit të Kosovës në Bruksel, me ç’rast do të takojnë zyrtarët e Bashkimit Evropian.
Pjesë e delegacionit të Kosovës do të jenë, presidenti, Hashim Thaçi, kryeministri, Ramush Haradinaj, ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, si dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj.

Eco Higjiena

“Qytetarët e Kosovës, ata nga të cilët ne politikanët varemi, e presin liberalizimin. Pra, është bukur vështirë për Kosovën, ta zëmë, që të mos e presin liberalizimin dhe të mos ndodhë liberalizimi. Kjo është kryesorja sipas meje”, tha Haradinaj.

Megjithatë, Haradinaj ka theksuar se një vlerësim pozitiv nga Komisioni Evropian për Kosovën, do të jetë vetëm realizim i hapit të parë drejt liberalizimit të vizave./lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.