UBT

Haradinaj: Nëse nuk heqim dorë nga e drejta jonë, ajo do të bëhet realitet

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Prizren – “Kushdo që dyshon se ne nuk do ta ndjejmë rrugën përpara, se nuk do ta dimë atë rrugë dhe nuk dimë t’i marrim veprimet e duhura, gabon. Nëse jo për tjetër, na mësojnë sot heronjtë këtu dhe na mëson e kaluara jonë. Ne jemi të vendosur që ta realizojmë të drejtën tonë, të drejtën e Kosovës, ashtu sikurse shqiptarët në trojet e veta do të realizojnë të drejtën e vet”, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në përurimin e shtatoreve të tre liderëve historik të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi, ngjarje kjo e organizuar në kuadër të shënimit të Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, nën patronatin e Kryeministrit.

Fillimisht personalitetet e larta shtetërore të Kosovës dhe Shqipërisë, zbuluan dhe bën homazhe tek shtatoret e tre liderëve historik, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi.

Kryeministri Haradinaj tha se vepra e sotme, shtatoret e heronjve, janë pjesë e përgjegjësive të marra nga Kosova në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të heroit tonë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

“Një vit më parë kur e kemi nisur këtë vit bashkë me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, kemi hartuar një plan veprimi dhe sot shohim njërën nga ato të arritura, shtatoret e heronjve tanë”, tha kryeministri Haradinaj.

Para të pranishmëve të shumtë, personalitete të larta të Republikës së Shqipërisë, zyrtarë të institucioneve vendore, kryeministri Haradinaj ndërlidhi ngjarjet që kanë peshë në ditën e sotme, duke filluar nga Viti Mbarëkombëtar i Skënderbeut dhe porosia që dërgoi ai për popullin e vet, për Perandorinë e atëhershme Otomane, por edhe për kontinentin, pjesë e së cilës jemi.

FIDANISHTJA

“Ajo porosi nuk është shuar asnjëherë, por u rikthye fuqishëm këtu ku jemi sot, për shqiptarët edhe njëherë më 1878. Nuk u shua etja për liri dhe guximi për të luftuar për të drejtën tonë, dhe atë e gjejmë më 1912 në Vlorë, me Pavarësinë e Shqipërisë. Por, jo vetëm kaq. Nuk u shua në pjesën e atdheut të robëruar dhe ashtu sikur Skënderbeu në kohën e vet, ashtu sikur Lidhja Shqiptare e Prizrenit, po ashtu edhe UÇK-ja e Kosovës, guxoi të dalë kundër perandorisë së atëhershme, pra perandorisë jugosllave, një perandori që me dekada i kishte shtypur shqiptarët padrejtësisht në trojet e veta”, tha kryeministri Haradinaj.

Më tej, kryeministri Haradinaj theksoi se në ditën e sotme, e mira e kësaj porosie është se nëse nuk heqim dorë nga e drejta jonë, ajo do të bëhet realitet.

Nga një fjalë, në përurimin e shtatoreve të tre liderëve historik të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi, e kanë mbajtur edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Të pranishëm ishin edhe ministra, deputetë, udhëheqës fetarë, dhe shumë personalitete të tjera e qytetarë të Komunës së Prizrenit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.