Hidromorava

Haradinaj: Nëse na njeh Serbia, sot e heqim taksën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka hedhur poshtë edhe njëherë deklarimin publik të presidentit Hashim Thaçi për mundësinë e heqjes së tarifës prej 100 për qind ndaj produkteve që origjinë kanë shtetin serb dhe Bosnje-Hercegovinën.

Në një konferencë për medie, kryeministri Haradinaj tha se taksa do të hiqet sot në rast se Serbia e njeh shtetësinë e Kosovës. Por, nuk ka dashur të komentoj deklarimet e kreut të vendit, se po shqyrtohet mundësia për largimin e taksës, duke thënë se nuk është në njohuri për deklaratat e tilla.

FIDANISHTJA

“Taksa është vendim i Qeverisë. Vendimi është legjitim. I kemi deklaruar edhe arsyet pse. Se është mohuar tregtia e lire dhe është penguar Kosova në planin e jashtëm. Nëse na njeh Serbia sot e heqim taksën .Për presidentin më keni zanë gusht, se nuk i kam përcjellë këto intervista. Nuk kam koment. Qeveria i kryen punët e veta. Na e duam shumë presidentin por ne jemi qeveria”, është shprehur kryeministri Haradinaj.

Në mes tjerash ai ka komentuar edhe zhvillimet e tjera të fundit aktuale në vend, si paralajmërimin për grevën e mësimdhënësve, gjendjen aktuale në gjigantin metalurgjik “Trepça”, si dhe mundësinë për shkarkimin e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo. /ZËRI/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.