ARKATANA

Haradinaj: Nëse Kosova nuk është në dyer të NATO’s, të bashkohemi me Shqipërinë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kandidati për president, Ramush Haradinaj tha se nëse Kosova nuk është në dyer të NATO’s, të na bashkohen të gjithë për referendum, për union me Shqipërinë.

Këto dekalarata i dha në një debat në Euronews Albania, ku fliste për referendumin për bashkim me Shqipërinë.

“Nëse Kosova nuk është në dyer të NATO-s, të na bashkohen të gjithë për referendum, për union me Shqipërinë. Të krijojmë një momentum të ri, të jetojmë më të konsoliduar si në planin e jashtëm dhe të brendshëm”, kështu tha Haradinaj.

Haradinaj tha se i dërgon porosi Serbisë dhe gjithë të tjerëve se me bllokimin e Kosovës do të prodhojnë bashkimin me Shqipërinë.

ARKATANA

Dhe sipas tij,, nëse kjo ide është e rrezikshme, atëherë duhet ta marrin të gjithë në konsideratë që mos të ndodh, sepse është i interesuar që kjo në vitin 2024 të marrë epilog.

Duke folur për dialogun Kosovë – Serbi, Haradinaj deklaroi se tashmë duhet të ndodh njohja, e cila thotë se tash ka mbetur vetëm njohja në tavolinë.

“Tash është koha për njohje. Që të kemi një zgjidhje në raportet Kosovë Serbi në kufijtë̈ ekzistues. Nëse të gjitha këto shpresat tona venitën për një arsye të caktuar, çka do t’i themi gjithë atyre që kanë vdekur në përpjekje për lirinë tonë dhe ne duhet të japim një përgjigje”, shtoi ndër tjera lideri i AAK-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.