Uji Dea

Haradinaj në Zonën e Konfliktit: Gjykata Speciale ekziston, nuk vihet në pikëpyetje

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka hedhur poshtë mundësinë e shfuqizimit të Gjykatës Speciale.
“Gjykata ekziston, është krijuar me votë në Parlament. Janë votuar ndryshimet kushtetuese”, ka thënë Haradinaj, gjatë nje interviste në emisionin “Zona e Konfliktit”, me Tim Sebastian, njëri prej gazetarëve më të njohur në botë për intervista të rrepta.

“Ideja e deputetëve është e lidhur me procedurat, është e lidhur me atë gjykatë, por nuk është në nivel të ndalimit të gjykatës”, ka thënë Haradinaj, kur është pyetur nga gazetari i DW për iniciativën e 43 deputetëve të Kuvendit për Gjykatën Speciale, transmeton Gazeta Express.

UBT

“Deputetët duan ta amendamentojnë ligjin ekzistues, por jo ta ndalojnë gjykatën”, është shprehur kryeministri kosovar.

“Gjykata ekziston, s’vihet në pikëpyetje”, ka deklaruar ai. /Express/