FITORJA

Haradinaj në takim me Dacin: Në proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon Kosova, të përfshihet edhe më shumë ASHAK

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Kryeministri Haradinaj ka kërkuar nga akademik Daci, që në proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës, të përshihet edhe më shumë Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, kontributi i së cilës do të ishte shumë i rëndësishëm.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim, kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Nexhat Daci, me të cilin ka biseduar rreth zhvillimeve aktuale në Kosovë dhe rajon.

Kryeministri Haradinaj rast e ka njoftuar akademik Dacin për angazhimet e Qeverisë së Kosovës në proceset në të cilat është duke kaluar Kosova, me theks të veçantë në rrugën e integrimeve euroatlantike dhe procesin e dialogut me Serbinë. Kryeministri Haradinaj ka kërkuar nga akademik Daci, që në proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës, të përshihet edhe më shumë Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, kontributi i së cilës do të ishte shumë i rëndësishëm.

Uji Dea

“Kontributi dhe roli juaj dhe i institucionit të cilin e drejtoni do të ishte i rëndësishëm për vendin, pasi që jemi në një situatë mjaft delikate dhe duke u përballur me definimin e shumë çështjeve të cilat janë jetike për të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë”, tha kryeministri Haradinaj.

Ndërkaq, kryetari e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Nexhat Daci, tha se institucioni të cilin e udhëheq do të ofroj kontributin e vet dhe përkrahjen e gjithanshme për vendin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.