Hidromorava

Haradinaj në SHBA takon Ambasadorin gjerman Heusgen: E falënderova që kundërshtoi ndarjen e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, gjendet në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po takon zyrtarë të lartë amerikanë.

Sot ai ka takuar Përfaqësuesin e përhershëm të Gjermanisë në Kombet e Bashkuara, Christoph Heusgen, me të cilin ka thënë se ka diskutuar për proceset politiket në të cilat po kalon Kosova.
“Në frymën e vazhdimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes, sot në New York takova Përfaqësuesin e përhershëm të Gjermanisë në Kombet e Bashkuara, Christoph Heusgen, me të cilin diskutuam për proceset politike nëpër të cilat po kalon Kosova, dialogun me Serbinë, zgjedhjet e reja në vend dhe partneritetin strategjik që Kosova e ka ndërtuar, veçmas viteve të fundit me shtetin gjerman”, thuhet në njoftimin e Haradinajt.

Haradinaj ka thënë se e ka falënderuar Ambasadorin Heusgen për qëndrimin e tij dhe të Gjermanisë kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës.

FITORJA

“E falënderova Ambasadorin Heusgen për qëndrimin e palëkundur të Gjermanisë dhe kancelares Angeka Merkel kundër idesë për ndryshimin e kufijve dhe angazhimin konkret për rikthimin e dialogut pa kushte Kosovë – Serbi”, ka shkruar tutje Haradinaj.

Ai ka thënë se Kosova është e përkushtuar, krah me aleatët strategjik që të vazhdojë rrugën e saj euroatlantike, fuqizimin e brendshëm dhe afirmimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar, si dhe për paqe e stabilitet rajonal.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.