United Hospital

Haradinaj në SHBA: Kosova nuk ka rënë pre e influencës së Kinës dhe Rusisë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është duke qëndruar në SHBA, ku po merr pjesë në forumin e organizuar nga Senatori Inhofe Kryesues i Komitetit për Shërbimet e Armatosura dhe Gjenerali Jim Jones, rreth temës së kërcënimeve ndaj sigurisë duke e përfshi edhe atë kibernetike.

Haradinaj ka bërë të ditur se në këtë forum, mes senatorëve dhe kongresmenëve të SHBA si dhe udhëheqësve nga Evropa Juglindore, kanë diskutuar për nevojën e ngritjes së kapaciteteve për të qenë më të fortë në mbrojtje nga kërcënimet e sigurisë dhe influencës se Kinës dhe Rusisë në sistemet e telekomunikimit, transmeton Telegrafi.

Mobi Casa

“Siguria vjen e para. Kosova nuk ka rënë pre e kësaj influence pasi ka refuzuar investimet Kineze dhe Ruse e veçanërisht ka refuzuar kompanitë Kineze në fushën e telekomunikimit dhe 5G”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj ka thënë se Kosova me krenari është rreshtuar në krah të SHBA-së dhe partnerëve të saj dhe se ky qëndrim i qartë forcon partneritetin dhe miqësinë./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.