Mobi Casa

Haradinaj në SHBA: Kërkova ndihmën për anëtarësim në NATO

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, në ditën e parë të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) e ka filluar në Departamentin Amerikan të shtetit në takim me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një publikimi në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Yamaha vjen me një model të ri të karrocës së golfit e cila funksionon me motor me djeg…Rriten çmimet e derivateve të naftës në MaqedoniShkarkimi i katër kryetarëve në veri, KQZ nis verifikimin e nënshkrimeveVazhdon shkëlqimi i Granit Xhakës, sërish në formacionin e javës në BundesligaBritaniku ia dërgoi faturën gruas së tij, pas pastrimit të shtëpisë

“Ditën e parë të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e fillova me takimin në Departamentin Amerikan të Shtetit, me emisarin e qeverisë amerikane për Ballkanin Perëndimor, z. Gabriel Escobar. Në takim theksova që arritjet e deritanishme si shtet, përpos që janë meritë e sakrificës së shumë brezave ndër vite, padyshim e kanë vulën e Amerikës”, ka thënë Haradinaj.

UBT

Haradinaj ka kërkuar që të ngritet niveli i marrëdhënieve bilaterale, sidomos në fushën e sigurisë, me anëtarësimin me hapa të përshpejtuar të Republikës së Kosovës në NATO.

“Në takimin me z. Escobar u dëshmua mbështetja e parezervë e qeverisë amerikane për popullin dhe shtetin Kosovës, në veçanti me proceset nëpër të cilat po kalon vendi. Kërkova që të ngritet niveli i marrëdhënieve bilaterale, sidomos në fushën e sigurisë, me anëtarësimin me hapa të përshpejtuar të Republikës së Kosovës në NATO”, është shprehur Haradinaj.

Ai ka shtuar se aleanca mes dy vendeve është e përjetshme.

“Aleanca mes dy vendeve tona është e përjetshme dhe do të punojmë pandalur që të zhvillohet e forcohet çdo ditë”, ka përfunduar Haradinaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.