RCCOLA

Haradinaj në Llap: As në tavolinë as pas shpine, kufiri nuk do të preket kurrë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryetari i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, njëherësh edhe kandidati për kyreministër në zgjedhjet e 6 tetorit, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe sot në nderim të heronjëve Zahir Pajaziti, Ilir Konushevci, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, në Llap komuna e Besianës.

Haradinaj në fjalim e tij ka thënë se kufirin as në tavolinë e as pas shpine ajo që është arritur nuk ka me u prek më kurrë.

Fundamenti

“E sotmja sot na obligon të gjithëve për shkak të skarificës për liri dhe për shkak të drejtës sonë për të jetuar të lirë në Kosovën që është shtëpia jonë e sigurtë, që e ka pragun e sigurt, këtu pragun e kemi afër, kufirin që është përjetë e mot i paprekshëm as në tavolinë as pas shpine, as në front ajo që është arritur nuk ka me u prek më kurrë”, tha Krymenistri Haradinaj në fjalimin e tij në Llap.