United Hospital

Haradinaj në Koshare: Me shembullin e heronjve dhe unitetin e tyre do t’ja arrijmë qëllimit

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Haradinaj ka shtuar se në rrugën drejt bashkimit euroatlantik do të ketë plot sfida por me shembullin e heronjve dhe unitetin e tyre do të arrihen qëllimet.

Sot në Koshare është mbajtur tubimi përkujtimor, në kuadër të manifestimit tradicional ‘Ditët e Shqipes’ për nder të Betejës së Koshares. I pranishëm për homazhe si dhe në manifestim ishte edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se Kosova duhet të jetë pjesë e NATO-së, për t’i dhënë krahë paqes kudo në botë.

ARKATANA

“Nuk shkuam në luftë për të poshtëruar popullsinë jo-shqiptare, por e bëmë që të mos ketë shkelje dhe padrejtësi.Që të ndërtohet një shtet ku të gjithë ndihen të sigurt dhe ku frika i lë vend shpresës e ku pa dallim secili mund të krijojë lumturinë e vetë.Shqiptarët asnjëherë nuk sulmuan tokat e fqinjëve dhe nuk ua cenuan lirinë, e duan paqen por jo edhe nënshtrimin.Patën guximin t’i kapin armët të luftojnë për liri e dinjitet pa pyetur për çmimin.Ata përballuan humbje të madhe të njerëzve dhe pasurive dhe nuk kanë çfarë të japin si shkëmbim për ta përmbyllur pavarësinë e Kosovës njëkohësisht për të arritur njohjen reciproke me Serbinë.Asnjë komb në botë nuk e negocion lirinë me sovranitetin e vetë. Miqtë tanë në BE, duhet të mbështesin Kosovën e pavarur, pasi nuk është problemi por zgjidhja dhe se që nga çlirimi , paqja në rajonin tonë është e qëndrueshme”, ka thënë Haradinaj, shkruan Indeksonline.

Haradinaj ka shtuar se në rrugën drejt bashkimit euroatlantik do të ketë plot sfida por me shembullin e heronjve dhe unitetin e tyre do të arrihen qëllimet.

“Në rrugën tonë për liri kemi parë gjithë ato tmerre që i ka lufta por kemi parë edhe trimëri të papërsëritshme të heronjve tanë, krenohemi me heronjtë si Agim Ramadani, Sali Çeku, Xhemajl Fetahu e shumë bashkëluftëtarë të tjerë. Ka filluar mijëvjeçari i shqiptarëve dhe ky është shekulli i parë i shtetit tonë sovran, me qëllim të bashkimit të shqiptarëve në familjen euroatlantike. Në këtë rrugë do të kemi plotë sfida por jemi të vetëdijshëm se me shembullin e heronjve dhe unitetin e tyre do t’ia arrijmë qëllimit.Lavdi dëshmorëve, lavdi heronjve”, ka përfdunuar Haradinaj./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.