ARKATANA

Haradinaj: Në kohën e trimërisë, isha ku duhet – nuk u takoj qyqanëve që sot shesin trimëri pa nevojë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Haradinaj thotë nuk u takon qyqanëve që shesin trimëri pa nevojë.“Unë mund të garantoj se si kam me u sjell unë. Kur ka qenë koha e trimërisë, unë kam qenë aty. Nuk u takoj qyqanëve të tashëm që shesin trimëri pa nevojë”, ka thënë ai

Në takimin e mbajtur sot në mes të liderëve të LDK-së, AAK-së dhe Nismës me deputetët e minoriteteve, këtyre të fundit nuk u është kërkuar që të garantojnë votën e tyre në seancën që do të mbahet nesër. Megjithëkëtë, nga deputetet e minoriteteve po vërehet një disponim pozitiv.

Kështu ka deklaruar i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, për të cilin nesër vendoset se a do zgjedhet kryeparlamentarë apo jo. Mustafa është i bindur që nesër do t`i kenë votat për këtë, ndërsa shton se nesër nuk do të ketë përplasje për ulëse.

“Kemi përgjegjësi shumë më të madhe se sa ku do të ulemi nesër në Kuvend. Kam thënë: edhe në këmbë do të rijmë, por në asnjë rast nuk do të krijojmë rrethana për përplasje”, ka thënë Mustafa.

UBT

Nga deputetët e minoriteteve, disponim pozitiv vëren edhe tek lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili pret me padurim zgjedhjen e Mustafës për të parin e Kuvendit, e për t`iu lëshuar radha që më pas edhe ai të bëhet kryeministër.

Haradinaj thotë nuk u takon qyqanëve që shesin trimëri pa nevojë.

“Unë mund të garantoj se si kam me u sjell unë. Kur ka qenë koha e trimërisë, unë kam qenë aty. Nuk u takoj qyqanëve të tashëm që shesin trimëri pa nevojë”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.