Eko Higjiena

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se e kanë ruajtur Asociacionin e komunave me shumicë serbe për ta marrë njohjen bilaterale nga Serbia apo anëtarësimin ne NATO.

Ndërkaq, Haradinaj thotë se Kurti këtë e bëri për procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Kreu i AAK-së e pa si pozitive kalimin në raundin tjetër për anëtarësim në Këshill të Evropës, por tha se po shuhet karta kryesore e Kosovës.

RCCOLA

“Na krejt çfarë kemi pasur si Kosova e kemi dorëzuar për Këshill të Evropës, nuk po them që është mbrapa, shqyqyr. Jam gëzu, kemi punu për vota, kam qenë aktiv gjithë kohën”, ka deklaruar Haradinaj në “Pressing” të T7.

“Kur e kanë dërgu këta letrën, Kurti, Osmani Konjufca e kanë shty Kosovën borxh, me ndërmarrë veprim për zbatim të Asociacioni. Asociacioni nuk është zbatu për sa vjet, sepse problemi ka qenë sepse ishte karta kryesore për me marrë njohjen bilaterale të Serbisë, nëse jo me madh diçka të madhe, anëtarësimin në NATO’n”, ka thënë Haradinaj. /Gazeta Express/