United Hospital

Haradinaj në Durrës: Kosova nuk kursen asgjë, do të jemi bashkë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, arritur në Durrës bashkë me një pjesë të kabinetit të tij.Ai në zonën e prekur nga tërmeti është pritur nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

“Jemi këtu për t’u dhënë përkrahje të mëtejme për përballimin e gjendjes. Bashkëndjejmë me viktimat dhe vështirësitë që ka Shqipëria. Do të vazhdojmë të jemi bashkë”, ka thënë Haradinaj.

“Kosova ka të gjithë mekanizmat në dispozicion, kuptohet, koordinimi është i nevojshëm. Kosova nuk kursen asgjë, do të jemi bashkë”, ka thënë Haradinaj, njofton A2.

HW

Haradinaj ka thënë se një numër i shqiptarëve të Shqipërisë janë strehuar në Kosovë.

“Kemi një numër të caktuar. Një pjesë e tyre janë në familje private dhe hotele dhe kemi një kamp ushtarak që e kemi hap për strehim. Janë 500 të strehuar aty. Është një ish kamp i forcave gjermane”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.