Fundamenti

Haradinaj në Lipjan: Do ndërtojmë një Kosovë të fortë që garanton jetë të mirë për të gjithë qytetarët e vendit

/ 1 minutë lexim

Sot në ditën e fundit të fushatës zyrtare për zgjedhjet e 14 shkurtit, kandidati për president nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka qëndruar në Lipjan.

Nga atje Haradinaj u zotua se do të angazhohet fuqishëm që ta ndërtojmë një Kosovë të fortë, të sigurt me një ekonomi të qëndrueshme.

“Në Lipjan u zotova se do të angazhohem fuqishëm që ta ndërtojmë një Kosovë të fortë, e të sigurt, me një ekonomi të qëndrueshme që garanton një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët”,ka thënë Haradinaj.

Pas kësaj, Haradinaj do të vizitoj edhe Podujevën ku do t’iu drejtohet qytetarëve të kësaj komune. /Telegrafi/

Mund të ju interesoj: