ARKATANA

Haradinaj ndryshe nga Krasniqi e Haziri, thotë se në takim me Lajçakun e pa dokumentin e draft-statutit të Asociacionit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pas takimit me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, ka thënë se patën mundësi që të njoftohen me dokumentin e draft-statutit për Asociacionin.

Për dallim nga kolegët e tij opozitarë nga PDK e LDK që deklaruan se nuk u njoftuan me dokumentin, Haradinaj e tha të kundërtën.

“Sapo e përfunduam takimin me z.Lajçak dhe patëm mundësinë që të njoftohemi me dokumentin e draft statutit të Asociacionit, që ta lexojmë në tërësi. Kemi lexuar draftin në tërësi, drafti e shpjegon të gjitha mundësitë që Asociacioni u jep komunave me shumicë serbe, duke iu referuar Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës”, tha Haradinaj.

Uji Dea

Ai shtoi se qëndrimet si AAK rreth këtij draft-statuti do ti bëjnë të ditura pas shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese.
“Komentet tona do ti bëjmë të ditura pas shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese, sepse në hyrje të dokumentit shpjegohet se drafti duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese”, tha Haradinaj.

Haradinaj shtoi se me implementimin e Asociacionit, Kosova do ta bëjë një hap të madh përpara drejt rrugës euroatlantike.

“Kosova e bënë një hap të madh përpara me implementimin e Asociacionit, mund të them edhe një kompromis të madh”, tha ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.