KKVITI

Haradinaj: Ndihma e pakursyer e ShBA-së është e nevojshme edhe në këtë periudhë të shtetndërtimit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Prishtinë – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim Ndihmës Sekretaren për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit(INL) të ShBA-së, Kirsten Madison, e cila është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar Ndihmëssekretaren Madison për të arriturat e Qeverisë, për zhvillimin ekonomik të vendit, prioritetet në forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit, luftën kundër korrupsionit, narkotikëve dhe delikuencës, riatdhesimin dhe tema tjera me rëndësi për vendin.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj falënderoi Ndihmëssekretaren Madison dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën dhënë Kosovës në të gjitha periudhat duke vlerësuar se ndihma e pakursyer e ShBA-së është e nevojshme edhe në këtë periudhë të shtetndërtimit dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të saj.

ARKATANA

Kryeministri Haradinaj gjithashtu ka falënderuar Ndihmësekretaren Madison për kontributin e ShBA-së në forcimin e mekanizmave të sigurisë në vend, veçmas në asistencën për policinë, Gjykatat dhe Prokurorinë, ndihmë kjo që ka rezultuar me ngritjen e kapaciteteve të vendit në këto institucione.

“Falë ndihmës tuaj, të dhënë në vazhdimësi, ne sot kemi institucione kredibile dhe të cilat kanë shënuar suksese në vend por edhe në partneritet me institucionet e huaja”, ka thënë Kryeministri Haradinaj, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së vendit, në progresin e vazhdueshëm në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit dhe sigurisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.