ARKATANA

Haradinaj: Ndërkombëtarët janë interesgjinj

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se ndërkombëtarët nuk ia ruajnë të drejtat e saj Kosovës dhe se atyre u duhet vetëm të merren vesh Kosova e Serbia, duke iu dukur gjithçka si legjitime.

“Ndërkombëtarët janë interesgjinj. Ata nuk e dinë sa është e drejta jote, e sa është e tjetrit”, ka thënë Haradinaj në emisionin Pressing të Televizionit 7.

“Nëse Kosova fillon t’i lëshojë pe, atëherë bashkësia ndërkombëtare e sheh këtë si legjitime”, ka shtuar ai.

ARKATANA

Haradinaj thotë se me këmbënguljen e tij dhe me refuzimin për të hequr tarifën ndaj mallrave serbe dhe qëndrimi kundër ndryshimit të kufijve, ka treguar se Kosova i merr vendimet vetë.

“Servilizmi nuk të shpie askund. Krejt përpjekjet i kam bërë që me kthy Kosovën në shtet sovran, që i merr vendimet vetë”.

“Krejt veprimet që i kam bërë, prej takimit të parë me Mogherinin. Diskutimet për ndarje të Kosovës i kam hequr. Pastaj ushtria, pastaj taksa, e kam kthyer sovranitetin dhe marrjen e vendimeve nga ana e Kosovës”, ka thënë Haradinaj. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.