ARKATANA

Haradinaj: Ndalu sa s’të kanë ndalë, o Albin Kurti!

/ 2 minuta lexim
HW

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është treguar shumë kritik ndaj Qeverisë së Kosovës, pas vendimit që mësimdhënësit dhe shërbyesit civilë të mos paguhen për ditët e kaluara në grevë. Kritik është treguar edhe për mos rritjen e pagave për setorin publik dhe reduktimet e gjata të energjisë elektrike.

Reagimi i Haradinajt vjen pasi ministri i Financave, Hekuran Murati, sot në një konferencë për shtyp ka bërë të ditur se ekzekutimi i pagave në sektorin publik është bërë pjesërisht për muajin gusht, për shkak të vonesave në procesimin e listave të grevistëve.

E, Haradinaj përmes një postimi në Facebook, e ka pyetur Kurtin “Ku je tuj dashtë me e çu këtë vend o Albin Kurti?! A je tu e pa që je duke e shkatërru me themel!?”

“Me çfarë të drejte ju ndalë pagat personelit arsimor? Me cilin ligj a me cilën kushtetutë? Kush janë ata sejmenë trima që i kërcënojnë e i shantazhojnë mësuesit!”, ka shkruar Haradinaj, transmeton Telegrafi.

Uji Dea

Më tej ai e ka pyetur kryeministrin “Kush ta ka dhanë atë të drejtë që në pikë të verës me e lanë popullin në terr! Pse e ke pengu ndërtimin e Kosovës së Re? Pse nuk i ke hapë rrugë gazit për energji?”

“Pse po i mbanë paret e popullit në arkën e shtetit e nuk po i rrit rrogat. A ta ka thanë dikush se njerëzit kanë fillu të vuajnë edhe për bukë?”

“Ky vend nuk është pronë e jotja. Ti ke marrë votë me qeverisë vendin e jo me shkatërru atë”.

“Hiq dorë nga kjo mënyrë e qeverisjes sa nuk është bërë vonë. Ktheju popullit, sepse po t’u kthy ai ty, do të përfundosh me turp. Ndalu vet e mos lejo të të ndalin!”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.