Uji Dea

Haradinaj: Na pret edhe shumë punë për liberalizimin e vizave

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryeministri Ramush Haradinaj ka shpjeguar në detaje procesin nëpërmjet të cilit qytetarët e Kosovës do të mund të lëviznin pa viza në zonën Schengen.

Thotë se po lobojnë shumë dhe fillimisht e kanë fokusin në futjen e kësaj çështje në agjendën e Bashkimit Evropian, gjegjësisht të Këshillit të Ministrave.

“Marrja e vendimit është edhe më zor. Do të punojmë intenzivisht me ministra të ndryshëm të brendshëm të shumë vendeve, me kryeministra. Është një proces dhe kohë e shkurtë, por edhe shumë punë na pret”, tha Haradinaj për RTK.

KKVITI

Haradinaj në Austri ka zhvilluar takimi me kancelarin Sebastian Kurz, të cilit thotë t’ia ketë shpjeguar rëndësinë e liberalizimit të vizave për kosovarët.

“Vendimi mund të merret menjëherë tash, mund të diskutohet dhe të merret në një etapë tjetër mirëpo prapë e kemi kaluar edhe një etapë. Pra hyrja në agjendë nuk është zhvillim i vogël dhe shpresoj që do të realizohet ashtu si u diskutua dhe u tha se do të ndodh”, tha Haradinaj.