FITORJA

Haradinaj – Mustafës: Mos u anko për Molotovët kur ‘po ma nguc shtetin’

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në emisionin “Debat” në RTK, duke folur për zhvillimet e fundit politike në vend, tha se kryeministri Isa Mustafa nuk mund të ankohet se po ia sulmojnë shtëpinë me Molotov, kur ai, siç tha Haradinaj “po e nuc shtetin e Kosovës”.

“Nuk mundet Isa Mustafa të thotë se po ma ngucin shtëpinë, kur ai po ma nguc shtetin. Bashkësia e komunave serbe po ma nguc shtetin, për të cilin kemi luftu dhe vdekë”, tha Haradinaj.

Ai ripërsëriti edhe njhëerë se opozita do të jetë e bashkuar edhe në protestën e 26 marsit deri në rrëzimin e kësaj Qeverie jokushtetuese, siç e quajti ai.

“Gjithsesi. Ne do të vazhdojmë së bashku,dhe jo vetëm më 26 mars”, thkesoi Haradinaj.

Ndërkaq, duke përmendur reagimin e kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit të atëhershëm në protestën paqësore të 17 shurtit, ai tha se Thaçi dhe Haradinaj hidhërohen kur protestat kalojnë pa incidente.

“Ata idhnohen pse dikush nuk gjujti diçka. E patë në protestën e 17 shkurtit, në vend se t’i falënderojnë 100 mijë qytetarë që protestuan dhe respektuan Ditën e Pavarësisë, ata u idhnuan”, vazhdoi tutje.

FIDANISHTJA

Sipas Haradinaj, K osova nuk mund të vazhdojë më kështu dhe mbajtësit e pushtetit nuk mund të reagojnë më këtë arrogancë ndaj opozitës dhe qytetarëve.

Haradinaj arsyetoi veprimet opozitare brenda Kuvendit të Kosovës dhe hedhjen e gazit, pasi sipas tij koncesionet që po i bën Qeveria ndaj Serbisë dhe Malit të Zi janë shumë të vogla krahasuar me këto të fundit.

I pari i AAK-së akuzoi Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën se para vetes kanë vendosur agjendat personal përpara atyre shtetërore.

“Kosova nuk ka kryeministër. E dini sa kontrovers është. E patë siç e mori në qafë shtetin e vet e partinë e vet”, theksoi Haradinaj.

Sipas tij, Mustafa synon që të mbijetojë edhe ndonjë ditë në pushtet, pasi fundi i tij është afër.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.