Uji Dea

Haradinaj: Mustafa, Veseli e Thaçi janë shpirtra të prishtë – Mos guxoni me e shit Kosovën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

“Numri i deputetëve për jo është rrit. Shpirtërat e shitur e të prishtë të mos guxojnë me e shit Kosovën dhe këtë të keqe të vendit Thaçi, Mustafa e Veseli po dëshirojnë që ta prishin Kosovën”, ka thënë Haradinaj.

Ka filluar konferenca për media e paralajmëruar nga Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA për Kosovën.

Gjatë kësaj konference kryetari i partisë Nisma Fatmir Limaj ka theksuar se kryesia ka paraparë që nesër të bëhet votimi për demarkacionin ndërsa ne sot do ti bëjmë të qarta qëndrimet tona.

“Ne jemi kundër këtij varianti të demarkacionit. Koalicioni për këta 10 muaj nuk ka gjetur konsensus. Ndërsa AAK dhe NISMA fton deputetët që nesër të kalojnë shabllonet partiake, bindjet partiake dhe të jenë në nivelin e detyrës”, ka thënë Limaj, shkruan Indeksonline.

Sipas tij deputetët nesër duhet që të jenë të jenë në përputhje me betimin që e kanë bërë.

Hidromorava

Kurse kryetari i partisë së AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se e gjitha Kosova e ka bërë tashmë të ditur se versioni i demarkacionit është gabim.

“Numri i deputetëve për jo është rrit. Shpirtërat e shitur e të prishtë të mos guxojnë me e shit Kosovën dhe këtë të keqe të vendit Thaçi, Mustafa e Veseli po dëshirojnë që ta prishin Kosovën”, ka thënë Haradinaj.

Sipas Haradinajt shpirt i hajnit janë ata që dëshirojnë që të mashtrojnë deputetët.

“Mirëpo nuk dëshiroj që të shoh ratifikimin e këtij demarkacioni. I respektojmë deputetët e pozitës që nuk do të votojnë për këtë çështje”, ka theksuar Haradinaj./Indeksonline/