RCCOLA

Haradinaj: Mund të kontribuojmë të gjithë në debatin për dialogun

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kontributi në debatin për dialogun me Serbinë mund të jetë nga të gjithë.

“E kam mendu të nevojshme që parlamenti të ketë informata të sakta se çfarë ka ndodhur në dialog, çfarë janë ato marrëveshjet e famshme. Ne ju kemi dhënë në përdorim një raport i i cili është një përshkrim i gjendjes që të kontribuojmë që çdo deputet ta dijë se çfarë ka ndodhur me dialogun e derisotëm”, ka thënë Haradinaj.

Eco Higjiena

Ndërkaq duke folur për të arriturat e dialogut, Haradinaj ka thënë se ka shumë që mendojnë se Serbia po i zbaton marrëveshjet.

“Ka shumë palë që kam kontaktu, ata mendojnë se Serbia po i zbaton të gjitha marrëveshjet, por në fakt kjo nuk qëndron”, ka thënë Haradinaj. /Telegrafi/