Eko Higjiena

Haradinaj: Mund ta marrim liberalizimin edhe pa finalizimin e demarkacionit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kryeministri Ramush Haradinaj në një intervistë në RTV 21 mes tjerash foli edhe për liberalizimin e vizave.

Haradinaj tha se nuk e sheh të keqe dhe si problem që të merret pasaporta e Shqipërisë, por e vetmja mënyrë për ta marr liberalizimin tha se është të kryhen punët e shtëpisë.

Sipas kryeministrit Haradinaj qytetarët e Kosovës mund ta marrin liberalizimin edhe nëse nuk finalizohet demarkacioni, por nëse i kryejmë punët e shtëpisë, shkruan rtv21.tv

“Na mujm marrim liberalizim edhe BE-ja mund me na jep liberalizimin çoftë edhe nëse nuk është finalizu çështja e demarkacionit po është një proces të respektum, por nëse i kryejmë punët e shtëpisë, pra kryesorja reforma, MSA-ja, detyrat që i kemi në qeverisje ajo është elementi. Kur ulet një qeveri atje donë me thënë po për liberalizim ai e kqyrë substancën”, tha Haradinaj.

Fundamenti

Haradinaj ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se vizioni i tij për dialogun me Serbinë është që së pari Qeveria të përgatit platformën për dialog dhe këtë platformë të dakorduar në Qeveri e konsulton edhe me presidentin dhe ia dërgon parlamentit për shqyrtim.

Haradinaj më tej tha se kur dërgon platformën në parlament aty janë opozita, partitë në pushtet, komunitete dhe kyçet edhe shoqëria civile dhe mediat.

“Ne jemi që të mos ndërprehen kontaket dhe takimet qe po i vazhdon presidenti”,tha Haradinaj.

Në fund kryeministri tha se për fazën e ardhshme të dialogut për fazën finale, duhet parlamenti me ia dhënë vizën përndryshe mund të kemi probleme nga të cilat do të vuante vendi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.