Haradinaj motivon kandidatët e AAK-se për këshilltar komunal

Gjilan – Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, i cili foli para kandidatëve për këshilltarë komunal, tha se kjo është njëra nga garat më të vështira, por për t`i dalë në fund kërkon specifika dhe konkretizim, prandaj ajo çfarë duhet të bëni është të konkretizoni votën për vete dhe kryetarin e AAK-së në Gjilan , sepse ne po ecim drejt rrugës së fitores, rrugës që është ndërtuar me punë, me angazhim dhe me një vullnet të madh”, ka thënë Haradinaj.
Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu bashkë me 38 kandidatët për këshilltarë në asamblenë komunale, të enjten kanë pritur në selinë e AAK-së kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj, nënkryetarin e AAK-së Ahmet Isufin dhe të tjerë.
Qëllimi i vizitës së kryetarit Haradinaj në Gjilan, ka qenë përkrahja që ai ka për Gjilanin drejt fitores së 3 nëntorit.
Kadriu, i cili ka falënderuar kolegët e tij asambleistë, ka thënë se bashkë me Ramush Haradinaj, Ahmet Isufin, Jashar Ramadanin, do t`i rendojnë aktivitetet, duke shkuar kështu drejt fitore së sigurt me një ekip fitues.
“Lista e AAK-së për këshilltarë komunal, është listë e të gjitha profileve dhe premtuese, listë që premton se këta kandidatë do të punojnë për të sjellë ndryshime në Kuvendin Komunal, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë deri më tani”, ka thënë Kadriu.
“Unë do të jem gjithmonë në ballë të ekipeve tuaja, do të jem gjithmonë aty ku kërkohet të jem, sepse fitorja është e sigurt për Aleancën, sepse këtë fitore e kemi siguruar me punë dhe djersë qysh para 6 muajve”, ka shtuar Kadriu.
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, i cili foli para kandidatëve për këshilltarë komunal, tha se kjo është njëra nga garat më të vështira, por për t`i dalë në fund kërkon specifika dhe konkretizim, prandaj ajo çfarë duhet të bëni është të konkretizoni votën për vete dhe kryetarin e AAK-së në Gjilan , sepse ne po ecim drejt rrugës së fitores, rrugës që është ndërtuar me punë, me angazhim dhe me një vullnet të madh”, ka thënë Haradinaj.
Ndërkaq, nënkryetari i AAK-së Ahmet Isufi tha se nuk dëshiron të flas shumë sepse puna flet vet.“Ajo çfarë duhet të bëjmë është të vazhdojmë me një ritëm edhe më të madh dhe të llogarisim gjithmonë në përkrahjen dhe mbështetjen e nivelit Qendror”, ka thënë nënkryetari Isufi.
Gjithashtu foli edhe kandidatja nga radhët e LDD-së Drita Maliqi, e cila tha se me dëshirë, përkushtim dhe me besim, i janë bashkangjitur listës së kryetarit Kadriu, duke patur bindje të fuqishme për fitore më 3 nëntor.
Kryetari Haradinaj, në selinë e AAK-së në Gjilan, është pritur nga të gjithë kandidatët për këshilltarë komunal./rajonipress/