Fundamenti

Haradinaj: Mos të qesim pengesa për votuesit në veri

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se e mirëpret procesin e zgjedhjeve që do të mbahen në tërë Kosovën, përfshirë edhe ato në pjesën veriore të vendit.

Ai ka thënë se dëshiron që përgatitjet e zgjedhjeve të shkojnë mirë dhe të ketë pjesëmarrje sa më të madhe të votuesve në veri.

Ndërsa, sa i përket fletëvotimeve për të cilën thuhet se në veri do të jenë pa logo të institucioneve të Kosovës, Haradinaj, ka thënë se nuk i ka parë ato. Megjithatë, ka thënë se nuk është e rëndësishme logoja, por që për qytetarët të mos të ketë pengesa për të marrë pjesë në zgjedhje, transmeton KosovaPress.

Eco Higjiena

Haradinaj ende nuk e dinë se a do ta vizitoj veriun në kohën e zgjedhjeve, duke thënë se tani ka integrim në veri dhe nuk se është edhe aq e rëndësishme siç ka qenë përpara që të vizitohet veriu për të treguar se është pjesë e Kosovës.

Megjithatë, ka thënë se është mirë që secili lider veç e veç ta vizitoj atë pjesë të vendit. /Telegrafi/