KKGJILAN

Haradinaj: Mos e braktisni Kosovën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Emigrimi i shqiptarëve përmes Serbisë, për në shtetet e perëndimit, ka shqetësuar tej mase AAK-në. Lideri i saj Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje shqiptarëve që mos të braktisin vendin e tyre, e aq më pak përmes shtetit serb, pasi që pretendon se kjo dukuri dëmton procesin e liberalizimit të vizave.

Ai ka kërkuar nga institucionet e Kosovës, që të alarmojnë këtë dukuri dhe të mbajnë sa më parë një mbledhje për të diskutuar lidhur me këtë çështje.

Këto komente Haradinaj, i bëri të hënën, ndërsa ka komentuar edhe deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Rasmussen, i cili ka thënë se në Kosovë, nuk ka dëgjuar për idenë se FSK-ja duhet të transformohet në ushtri, raporton KP.

Uji Dea

Haradinaj, ka potencuar se përgjegjësinë për këtë duhet ta mbajë vet Rasmusen, ndërsa ka shprehur bindjen se synim i institucioneve të Kosovës është reformimi i FSK-së në ushtri.

Haradinaj iu është përgjigjur edhe Lëvizjes Islame Bashkohu, e cila ka kërkuar nga ai që të shkarkoi sekretarin e AAK-së, Burim Ramadanin, duke i shpërfillur ato. Haradinaj edhe anëtarët e kësaj lëvizjeje i ka quajtur palaço. /Telegrafi/