ARKATANA

Haradinaj: Mogherini në Tiranë kërkoi heqjen e taksës për ta ndarë Kosovën

/ 2 minuta lexim
HW

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë, ka deklaruar sërish se taksa ndaj produkteve serbe nuk do të hiqet.

Haradinaj më tej ka theksuar se në takimin që u mbajt në Tiranë, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini kërkoi heqjen e taksës “për ta ndarë Kosovën”.

“Mogherini e tha në Tiranë hekne taksën se jau ndaj Kosovën menjëherë, a i ra kështu apo jo, dmth e si ta hiqni ju taksën unë e thirri takimin për vazhdim të dialogut. Shyqyr zotit që i kem lexua këto projekte me kohë, taksa nuk hiqet”, ka deklaruar Haradinaj.

ARKATANA

Kryeministri shoti se Mogherini e ka përfunduar mandatin e saj.

“Mogherini e ka kry mandatin e vet, ajo qëndron deri në fund të tetorit pastaj është vetëm ushtrues detyre”, u shpreh Haradinaj.

Duke folur për përfshirjen e mundshme të SHBA-ve në dialogun Kosovë-Serbi dhe kërkesën e Serbisë për përfshirje edhe të Rusisë, Haradinaj tha se “ne nuk i takojmë botës së Rusisë ne i takojmë botës së Amerikës. Nuk mundet dikush me përjashtua Amerikën prej proceseve në Ballkan e Kosovë”, tha kryeministri./Telegrafi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.