KKVITI

Haradinaj mirëpret Platformën e Veselit për agjendën shtetërore

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri Ramush Haradinaj në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës tha se mirëpret mundësinë e koordinimit të të gjithë spektrit politik për tema të interesit nacional.

Haradinaj këto komente i bëri pas shpalosjes nga kryetari i Kuvendit Kadri Vesli të një Platforme , që e ka quajtur konsensuale dhe gjithëpërfshirëse për agjendën shtetërore në Republikën e Kosovës.

“E mirëpresim mundësinë që me u koordinu ma shumë i gjithë spektri politik për tema të interesit nacional. Është diçka mëse e nevojshme”, tha Haradinaj, duke shtuar se iu ka dërguar një letër redaktorëve të mediave, ku ka kërkuar që rrugëtimi deri në liberalizimin e vizave të ndihmohet nga të gjithë për hir të qytetarëve dhe të të drejtës së lëvizjes së lirë.

Uji Dea

Ndryshe, Kadri, Veseli kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka shpalosur një Platformë, që e ka quajtur konsensuale dhe gjithëpërfshirëse të agjendës shtetërore në Republikën e Kosovës, duke përfshirë çështjet si Forcat e Armatosura të Kosovës, proceset integruese, dialogun me Serbinë, etj.

Këtë Platformë ia ka dërguar krerëve të partive, Isa Mustafës së LDK-së, Albin Kurtit të VV-së, Ramush Haradinajt të AAK-së, Fatmir Limajt të Nismës, Behgjet Pacollit të AKR-së dhe Grupit të Deputetëve të Pavarur në Kuvendin e Kosovës këtë platformë./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.