Uji Dea

Haradinaj merr mbështetje në Gjilan

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Në tubimin me qytetarë të Gjilanit, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka kërkuar që të përkrahet koalicioni AAK-PSD, pasi që sipas tij, vetëm Qeveria e tij mund t’i kryej punët e nevojshme për Gjilanin dhe gjithë Kosovën. Ajo që vërehet nga fotografitë dhe videot e tubimit është një përkrahje masive që duket se Haradinaj e ka si kandidat për Kryeministër nga banorët e kësaj ane Ai ka thënë se me zhvillimin e Gjilanit, forcohet edhe Lugina e Preshevës.

“Me shumë projekte zhvillimore ne mendojmë, se nëse e zhvillojmë Anamoravnë, kështu e përkrahim edhe Luginën”, ka shkruar ai.

Haradinaj ka thënë se ka vetëbesimin e duhur se ka aftësitë menaxheriale dhe vendosmërinë për të marrë vendime.

“Gjilan ata që kërkojnë besimin e juaj, nuk munden me punu. Pse? Në aspektin menaxherial dhe zbatues jam rritë për shkak të sfidave të ndryshme”, ka theksuar ai para turmës së njerëzve.

Eco Higjiena

Haradinaj ka theksuar se qeverisja e tij do të hapë çerdhe, do të sigurojë shtesat për fëmijë si dhe do t’i rrisë pagat e sektorit publik për 10% në vit.

Në fund, Haradinaj i është drejtuar kandidatit për deputet nga kjo anë, Ahmet Isufit, duke i thënë se së bashku do të vijnë të festojnë në Gjilan më 6 tetor.

“Ahmet, ia vlenë me fitu në Gjilan. Shpresoj që më 6 tetor, përveç në Prishtinë do të kthehemi edhe në Gjilan për me festu. Urime fitorja!”, ka theksuar Haradinaj.