Uji Dea

Haradinaj: Me Thaçin nuk kam folur për koalicion

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, i cili po e kursen PDK’në dhe Qeverinë nga kritikat, ka thënë se asnjëherë nuk e kanë mohuar që AAK do të hyj në koalicion me PDK porse tani për tani ata janë duke i pritur zgjedhjet që do të mbahen në Kosovë.

Pas kthimit nga Amerika, Haradinaj ka thënë se me Liderin e PDK’së nuk kanë folur për koalicionet eventuale për zgjedhjet parlamentare.

Haradinaj ka thënë se edhe mbajtja e zgjedhje të parakohshme nuk është e mirë për vendin pasi ato duhet të përgatiten mirë që të mund të mbahen zgjedhje të lira e jo do si do, pasi do t’i shkaktonin kriza të tjera vendit.

RCCOLA

Sidoqoftë, Haradinaj ka preferuar të formohet një Qeveri e re nga opozita pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

“Ne preferojmë që ta bëjmë një qeveri nga opozita, në rast se do të ishte e mundur. Kjo do të ishte preferenca e jonë. Por ne duhet që të presim se si do të vendosin qytetarët”, ka thënë ai.

“Është më e shëndetshme për Kosovën një qeveri nga opozita”, ka shtuar ai.