Hidromorava

​Haradinaj: Me platformën e AAK-së Anamorava nuk do të jetë e anashkaluar

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Ramush Haradinaj i shoqëruar nga Ardian Gjini, Donika Kada Bujupi, Ahmet Isufi, Talat Gjinolli, Rexhep Kadriu e Xhevat Demiri kanë paraqitur programin e tyre “Drejtim i Ri”. Haradinaj ka thënë se me kandidatët që ka në listën e AAK-së ka dëshmuar që dëshiron të marrë hise dhe përgjegjësi në qeverisje. Ai ka folur për parimet e BE-së, ambientin dhe qarkullimin e lirë të mallrave e ideve. Haradinaj tha se gjendja e infrastrukturës në Gjilan është e rëndë, por e rëndë është edhe situata e ambientit, ku njerëzit në disa pjesë nuk guxojnë ti hapin as dritaret nga kundërmimi, kurse uji nuk është krejt i pastër, raporton rajonipress.

Ramush Haradinaj në Gjilan ka thënë se me kandidatët që ka në listën e AAK’së ka dëshmuar që dëshiron të marrë hise dhe përgjegjësi në qeverisje. Ai ka folur për parimet e BE’së, ambientin dhe qarkullimin e lirë të mallrave e ideve.

Haradinaj tha se gjendja e infrastrukturës në Gjilan është e rëndë, por e rëndë është edhe situata e ambientit, ku njerëzit në disa pjesë nuk guxojnë t`i hapin as dritaret nga kundërmimi, kurse uji nuk është krejt i pastër.

Haradinaj në Gjilan ka thënë edhe një herë se Qeveria Thaçi e ka merituar shkarkimin sepse e ka izoluar Kosovën.

Ai tha se Kosova ka imazh të keq për shkak të kësaj qeverisje.

Haradinaj tha se Gjilani mund të ishte një qendër e zhvillimit ekonomik, por Gjilani s’po merr pjesë në ekonominë e vendit, sepse është i izoluar.

Haradinaj bashkë me ekspertë nga Departamenti i Shëndetësisë, ka prezantuar para punëtorëve shëndetësor të Komunës së Gjilanit programin e AAK-së për shëndetësinë.

Fundamenti

Kryetari Haradinaj duke theksuar rëndësinë që i ka dhënë AAK sektorit të shëndetësisë, ka siguruar edhe një herë investime serioze në këtë sektor si dhe krijimin e fondeve shëndetësore. “Ne do ta shërojmë shëndetësinë kosovare” – ka thënë Haradinaj.

“AAK me Drejtimin e Ri, shëndetësinë e sheh si një prej detyrave të saj prioritare. Ne do ta adoptojmë Ligjin e ri, që do të mundësojë reformën në shëndetësi, decentralizimin e plotë të institucioneve publike shëndetësore, si dhe Qendrave rajonale spitalore” – ka shtuar Haradinaj para punëtorëve shëndetësor gjilanas.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, udhëheqësi i Departamentit të Shëndetësisë në AAK, Talat Gjinolli mes tjerash tha se shëndetësia në Kosovë gjendet në gjendje të mjerueshme, deri më tani institucionet nuk kanë mundur të bëjnë gjë. Shpesh në media shohim lajme të ndryshme që çdo ditë raportojnë ndonjë skandal nga sektori i shëndetësisë. Sistemit shëndetësor në Kosovë i ka dalë një nam i keq.

“Të gjithë kemi nevojë për një shërbim shëndetësor më të mirë. Departamenti për Shëndetësi i AAK-së ka punuar me ekspertë të ndryshëm duke punuar një program shumë të mirë për qytetarët e Kosovës. Ne do t’i japim “Drejtim të Ri” edhe shëndetësisë kosovare.” tha Talat Gjinolli.

Kurse Ardian Gjini tha se me platformën e AAK-së për qeverisje, “Drejtimi i ri” Anamorava nuk do të jetë e anashkaluar. Gjini, kandidat për deputet ka thënë se AAK’ja në secilin qytet ka pasur një fokus të shpalosjes së platformës së AAK’së.

Ai ka thënë që Gjilani shtatë vitet e fundit ka qen i izoluar. Ai tha që AAK’ja do ta integrojë atë me infrastrukturë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.