United Hospital

Haradinaj me Palmer: Taksa të hiqet pasi të njihet shteti i Kosovës nga Serbia

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj po vazhdon vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa në takimin me zëvendës-asistentin e Sekretarit të Shtetit dhe Përfaqësuesin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer tha se vendimet sovrane të Kosovës siç është tarifa 100% ndaj Serbisë është vendosur për tu mbrojtur nga politika agresive e shtetit fqinj dhe ajo duhet të hiqet me njohjen e shtetësisë së Kosovës.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook tha se Kosova ka treguar maturi në funksionim të demokracisë duke mbajtur zgjedhje të lira dhe me transfer demokratik.

Lexoni të plotë postimin e Haradinajt:

“Në takim me Zv. Asistentin e Sekretarit të Shtetit dhe Përfaqësuesin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Ambasadorin Mathew Palmer, nga Departamenti i Shtetit, diskutuam për zhvillimet politike në vend dhe rajon.

FIDANISHTJA

Kosova ka treguar maturi në funksionim të demokracisë duke mbajtur zgjedhje të lira dhe me transfer demokratik të pushtetit. Ne kemi konsoliduar demokracinë dhe duhet të njëjtën ta realizojmë çdo ditë.

Ambasadorit Palmer i ritheksova se duhet të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse me Serbinë që rezulton me njohje reciproke. Vendimet sovrane të Kosovës siç është tarifa 100% ndaj Serbisë është vendosur për tu mbrojtur nga politika agresive e shtetit fqinj dhe ajo duhet të hiqet me njohjen e shtetësisë së Kosovës.

Kosova në perspektivën Euro-Atlantike është kandidatja e radhës që të anëtarësohet në NATO.

SHBA qëndron e palëkundur në përkrahje të shtetësisë së Kosovës dhe ne jemi me fat që kemi këtë miqësi”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.