Mobi Casa

Haradinaj: Me mua pagat do të ishin 1 mijë euro në muaj

/ 8 minuta lexim
Hidromorava

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka vlerësuar vitin 2014 një vit të sfidave të mëdha si për Kosovën, ashtu edhe për partinë e tij. Ai në një intervistë për Indeksonline ka thënë se viti që shkoi, nuk ka qenë ndonjë vit i suksesit për kosovarët, derisa nuk sheh ndonjë zgjidhje të shpejt të situatës aktuale nga qeverisja PDK e LDK.

I pari i AAK-së, thotë se partia e tij do të jetë mjaft e zëshme në pozicionin e opozitës, duke thënë që është i hapur për bashkëpunim edhe me partitë e tjera opozitare, pavarësisht dallimeve që mund të kenë.

Zotohet që do të vazhdoj me reformat e brendshme të partisë edhe gjatë 2015-es.

Me gjithë angazhimet e tij politike, Haradinaj ka treguar se ka kohë për familjen, vrapimin e leximin.
Thotë se nuk di të gatuaj, por megjithatë ndihmon duke shërbyer. Bashkëshortja e tij Anita, është ajo që i mbanë shumicën e kompetencave brenda në familje, duke ia besuar asaj tërësisht edukimin e tre fëmijëve.

Edhe këtë vit të Ri, Haradinaj do ta presë në vendin ku u lind, në Gllogjan.

Indeksonline: Z, Haradinaj, si e vlerësoni vitin 2014 për Kosovën?

Haradinaj: Si një vit i sfidave, e ka sfiduar vendin, I ka sfiduar njerëzit e vendit, politikën, edhe sipas përgjegjësive, jo me një epilog të duhur, adekuat për gjendjen në vend. Pra një vit sfidues, jo me epilogun e duhur për gjendjen në vend.

Indeksonline: Po për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës?

Haradinaj: Po ashtu një vit tepër sfidues që na ka nxjerrë obligime të reja për periudhën që vjen dhe që na obligon për tu aftësuar më shumë për atë që Kosova dhe qytetarët kërkojnë dhe presin me ndodh në vend. Ne subjekt politik në opozitë, opozitë tash në institucione, e në jetën politike, po ashtu jemi të përcaktuar për një reformë të brendshme në jetën politike dhe organizative që me qenë më të përgaditur për sfidat që e presin vendin.

Indeksonline: Sa mendoni që qeveria aktuale do ti realizoj vendet e reja të punës të cilat I ka premtuar për këtë mandat?

Haradinaj: Jo, sepse nuk kanë ambicie, nuk kanë plan konkret, nuk luftojnë për një cak, ta zëmë në nisje unë e kampërcjellë situatën me buxhetin që është një tregues, dhe shpjegimi është që këtë gjendje e kemi, por për këtë gjendje s’kemi pasë nevojë për zgjedhje. Njerëzit vijnë për me e marrë vendin nga një gjendje për ta ndryshuar këtë gjendje. Duhet pasur një plan ambicioz. Unë kur e kam pas situatën me pagat, kam thënë që do t’i bëjë pagat 1 mijë euro, edhe plotë njerëz me kanë kritikuar dhe më kanë thënë është e pamundshme, edhe mua të them të drejtën më është dukur e vështirë, mirëpo kur e ke një plan, një cak, mund të mos jetë menjëherë 1 mijë euro, por mund të arrijë në 500 e pastaj 700 e pastaj të tjera. Por veç mungesa e kësaj ambicie, dhe vetëm dakordimi me gjendjen, e mirëmbajtja e gjendjes është armik I asaj që është e gjallë, I atyre që I kanë kërkesat në rritje, i njerëzve që presin me ecë pozita e tyre, dhe është në të kundërtën me çka ndodh në jetë. Nëse e shihni, rritja e fundit e pagave për mësuesin, atij I është rrit çmimi i energjisë, pra 10 euro mangu. Pra nuk mundesh ta ruash gjendjen, për shkak se vetvetiu bjen në konflikt me atë që ndodh në jetë, kjo ambicie duhet të jetë edhe në vendet e zhvilluara, që e kanë numrin e papunësisë më të vogël , prapë kanë plan dhe thonë që do të arrijnë një cak, ose edhe se e kanë pagën 3 mijë euro, prapë shohin si ta rrisin. Për mua nuk është fare e pritshme që me ketë vazhdimësi me pasivitetin që I është bashkuar edhe nga LDK-ja e komunitetet që janë shumë numra, të krijohen parametra të rinj në ekonomi, verë e re ajo që parashihet, se pa një ide të re nuk mund të ndodhin të mira për vendin.

Indeksonline: A është thelluar bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosjen pas prishjes së Bllokut nga LDK-ja?

Haradinaj: Ne jemi parti të ndryshme, AAK është parti e qendrës së djathtë, një parti me e vlera të krijuara, por pa marrë parasysh që kemi dallime me Vetëvendosjen, ose Nismën, ose pa marrë parasysh që kemi dallime me njerëz në shoqëri por ne të gjithë kemi nevojë të ndryshohet gjendja e pasivitetit. Pra unë mendoj që ka shumë njerëz të partive që kanë në pushtet, që mendojnë të se vazhdimësi plus pasivitet është armik i vendit. Pra ne bëjmë partneritet, bashkëpunojmë me Vetëvendosjen me gjithë dallimet, bëjmë partneritet për shkak të qëllimit.

Indeksonline: Ku do ta prisni Vitin e Ri?

Haradinaj: Ashtu si edhe çdo vit tjetër, në Gllogjan.

Mobi Casa

Indeksonline: A gatuani, z. Haradinaj?

Haradinaj: Të them të drejtën nuk ndodh, mundem të shërbej, sidomos në Gllogjan. Kur jemi në familje bëjmë shërbime, edhe kur kemi miq bëj kujdes organizim, me gatu jo, mund të ndihmoj por jo të gatuaj.

Indeksonline: Sa e frekuentoni jetën e natës, meqë shpesh në rrjete sociale ju shohim se dilni me Anitën?

Haradinaj: Sa herë që krijohen mundësitë, nuk janë të shpeshta, ne kemi tre fëmijë janë : Trimi, Hana dhe Gjini edhe ajo na merr një pjesë të kohës, sidomos Anitën e ngarkon më shumë, mirëpo gjejmë kohë të dalim ndonjëherë, edhe ajo është një mënyrë për të takuar njerëz.

Indeksonline: E kemi parë që vrapimin e keni hobi, meqë shpesh shkoni në Gërmi, a keni ndonjë hobi tjetër?

Haradinaj: Unë kur kam qenë para luftës, në përgatitjet për luftë, kam qenë vrapues në distanca të gjata. Koha më e mirë që kam arritur ka qenë 10 orë e 46 minuta, artet marciale apo luftarake, ato i kam stërvitur, pastaj kam bërë përgatitje të tjera që lidhen me ushtrinë, me luftërat. Pas luftës e mbaj atë ndjenjën fizike, se nuk është më si më parë, e praktikoj gjymin, po ashtu vrapor se bëhem hgati për gjysmë-maratonën e Prishtinës, e kam pasë kohën 2 orë e 24 minuta, e po mendoj me e zbrit në 2 orë. Dal në bjeshkë, lexoj, dëgjoj muzikë, rri me miq.

Indeksonline: Çfarë muzike dëgjoni?

Haradinaj: Diçka që nuk është tepër industriale, diçka që është e vërtetë, diçka që është zë, kuptohet ato që kanë arritur kulmin e muzikës, qoftë në vend, qoftë jashtë. Bile tash u ndjeva keq shumë me vdekjen e Joe Cooker-it, e kam çmuar shumë e kam dashur si këngëtar, ka qenë më natyral, ka pasur zë, ka pasur tekst. Për kureshtje, Bob Dilan e dëgjoj që është i vjetër por ka peshë, jazz, blues, burimore tona, sidomos çifteli, sharki, sidomos këngëtarët e vjetër, por edhe të rinjt e të rejat që këndojnë tash.

Indeksonline: Kush është shefi, ju apo Anita.

Haradinaj: Nuk ka shef, jemi kombinim, jemi co-shef. Megjithatë rendin familjar është Anita që e mbanë.

Indeksonline: A keni kohë për fëmijët?

Haradinaj: Pak shumë pak kohë gjej, mirëpo jam I kënaqur me suksesin që e ka arrit Anita në edukimin e tyre.

Indeksonline: Cili është urimi i juaj për qytetarët për vitin 2015?

Haradinaj: Thonë që kur vjen një moment i vështirë, populli thotë: Ju dhashtë Zoti force! Unë po ju them: I gjetshi energjitë e duhura për ato që na presin, secili në planin e vet, qoftë familjar, personal edhe paçim shëndet të gjithë në Kosovë. Unë jam optimist megjithëse është gjendje e rëndë, do ti gjejmë forcat për ta kaluar këtë gjë. Urime të gjithëve! /Indeksonline/