ARKATANA

Haradinaj me disa pyetje për Kurtin: Trego, a je për Asociacion gjeografik

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kreu i AAK-së dhe deputeti nga ky subjekt politik, Ramush Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka pasur disa pyetje për kryeminsitrin Albin Kurti dhe çështjen e asociacionit, raporton Gazeta Express.

Haradinaj në seancë ka thënë se kërkon që Albin Kurti ta ndalojë mashtrimin me dialogun, e thotë se i njëjti në komunikim duhet të jetë më i saktë.

“I kërkoj kryeministrit që ta ndalë mashtrimin për dialogun, në komunikim të jetë më i saktë. A është kryeministri kundër Asociacionit? Pse kjo pyetje sepse ne e dëgjojmë kryeministrit duke përmendur lloje të Asociacionit. Trego a je pro a kundër?”, shtoi Haradinaj.

FIDANISHTJA

Deputeti i AAK-së, tutje ka pyetur Kurtin nëse është për Asociacion gjeografik, ashtu edhe siç e kishte përmendur.

“Në bazë të marrëveshjes së Brukselit po edhe në bazë të Kushtetutës, a je kundër Asociacionit në përputhje me Kushtetutën? A je për Asociacion gjeografik se dikun e ka përmend, është mirë me na tregu për kënd e ka fjalën kur e përmend këtë. Pse na duhet me hapë opsione të reja, mirë është me i tregu vendit. Cka mundet me qenë më i mirë asociacioni gjeografik, çka ka dallim? Ai thotë se ka një asociacion po nuk është etnik”, tha ai./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.