Mobi Casa

Haradinaj me akuza të rënda për Osmanin, Konjufcën e Kurtin: Punojnë në sinkron me Vuçiqin

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka hedhur kritika të ashpra në drejtim presidentes Vjosa Osmani, kryeparlamentarit Glauk Konjufca si dhe kryeministrit, Albin Kurti duke thënë se të tre liderët nuk përfaqësojnë interesat e Kosovës.

“Kam dyshime shumë të forta që këta nuk përfaqësojnë interesat dhe kanë vetëm interesin që me ruajt votat edhe duke e rreziku Kosovën, sigurinë e Kosovës dhe aleancat e saj”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij dëmet që ia kanë shkaktuar këta tre Kosovës kanë pasoja afatgjate.

Mobi Casa

Haradinaj tutje ka thënë se treshja bashkë me Kusari-Lilën janë në marrëveshje me Vuçiqin dhe Radoiçiqin.

“Këta janë në marrëveshje me Vuçiqin dhe tani Vuçiq është në vështirësi atje për shkak se ka kritika të mëdha për zgjedhjet dhe këta do të bëjnë çmos me shpëtu aleatin e tyre me incidente në veri”, ka thënë Haradinaj në kanal10.

Sipas tij, tre krerët e shtetit po punojnë në sinkron me Vuçiqin.