Mobi Casa

Haradinaj me akuza ndaj Qeverisë: Kurti ka refuzuar termocentralin Kosova C dhe projektin e gazsjellësit amerikan

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në takimin përmbyllës për këtë vit me Këshillin e Përgjithshëm të AAK-së në Suharekë, ka hedhur një sërë akuzash ndaj kryeminstrit Albin Kurti dhe Qeverisë.

Haradinaj tha se, Qeveria Kurti ka dështuar të tregojë rezultate të kënaqshme, në tema madhore që janë jetike për vendin.Sipas tij, Kurti ka refuzuar termocentralin Kosova C, projektin e Gazsjellësit amerikan, nuk ka implementuar Ligjin e Pagave, e po ashtu ka bllokuar investimet publike.

RCCOLA

Në aspektin e sigurisë, Haradinaj tha se Kurti ka neglizhuar këshillat e aleatëve tanë, ShBA-ve në veçanti, duke i bërë dëm të madh vendit.“Por, Aleanca do e ndihmojë Kosovën të dalë nga kjo situatë. E them me plot bindje se Aleanca është nevojë urgjente për Kosovën, për zhvillimin e saj ekonomik, për stabilitet energjetik, për ruajtjen dhe forcimin e partneritetit me aleatët tanë, si dhe për zhvillimin e Komunave të Kosovës”, u shpreh ai.

“Duke iu falënderuar për sukseset e përbashkëta që i kemi arritur gjatë këtij viti, uroj që bashkë t’i gëzojmë sukseset në 2023”, tha në fund Haradinaj.