GRANDEMALL

Haradinaj me akuza ndaj Kurtit: Ka refuzuar ta ndjekë rrugën amerikane, është duke i shërbyer interesave ruse dhe serbe

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një shkrim të gjatë të publikuar në llogarinë e tij personale në Facebook, ka hedhur një sërë kritikash ndaj kryeminsitrit të vendit, Albin Kurti.

Haradinaj, konsideron Kurti është duke refuzuar ta ndjekë rrugën amerikane, dhe është duke i shërbyer interesave ruse dhe serbe për destabilizimin e veriut dhe të rajonit.

“Përfundimisht, kryeministri Kurti duke refuzuar ta ndjekë rrugën amerikane, është duke i shërbyer interesave ruse dhe serbe për destabilizimin e veriut dhe të rajonit. Jam i bindur se SHBA dhe NATO nuk do ta lejojnë një gjë të tillë, dhe do të kthehet normaliteti në veri”, ka thënë ai.

Haradinaj shtoi se pas përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës nga gjendja e krijuar, secili që ka qenë i përfshirë në akte kriminale, do të marrë ndëshkimin e merituar, e ata që ishin në shërbim të atdheut, posaçërisht policët e Kosovës, do t’i marrin meritat.

GRANDEMALL

“Pas sanimit të pasojave nga gjendja e krijuar, secili që ka qenë i përfshirë në aktet kriminale në veri, do ta marrë ndëshkimin e merituar, por edhe meritat për të gjithë ata që ishin në shërbim të mbrojtjes së Atdheut, posaçërisht policët, të cilëve Kosova u ka shumë borxh”, u shpreh Haradinaj.

Sipas tij, Kurti duhet të ndërrojë kurs të qeverisjes ose të lëshojë rrugë.

“Por a është e humbur shpresa për Kosovën dhe a mund të kthehet ajo në drejtimin e duhur. Sigurisht se po, por jo me këtë qasje që e ka kryeministri. Ai duhet të ndërrojë kurs, ose duhet të lëshojë rrugë. E para, Kryeministri dhe Qeveria, nuk duhet të ndërmarrin asnjë hap krye në vete e pa koordinim me partnerët strategjikë, SHBA dhe BE, aq më tepër për procese nga të cilat varet perspektiva euro-atlantike e vendit. Me Serbinë nuk mund të merremi vesh pa ndihmën e Amerikës dhe Albin Kurti duhet ta kuptojë këtë”, deklaroi Haradinaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.